Ad imageAd image

Elbasan, digjen makinat në servisin e të arrestuarit për trafik droge

1 min lexim

Disa makina janë përfshirë nga flakët mbrëmjen në Elbasan.

Mësohet se flakët kanë rënë në servisin dhe pikë-shitje “Autohokej” në lagjen “Skënderbej”, në pronësi të Elton (Kastriot) Kila. 

Fillimisht është përfshirë nga flakët një makinë, më pas ajo është shpërndarë nëpër makina të tjera.

- reklamë -
Ad imageAd image

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit. Nuk përjashtohet as pista e zjarrvënies së qëllimshme. 

Gazetarja e Ora News informon se servisi është në pronësi të Elton Kilës, i arrestuar pak ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane. Ai u ndalua me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë natës në lagjen “Skënderbej”,  Elbasan në servisin dhe pike-shitje “Autohokej” të automjeteve, në pronësi të shtetasit E.K.,  ka rënë zjarr. Në vendngjarje kanë  shkuar shërbimet e   policisë dhe zjarrëfiksja, ku  kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e rënies së zjarrit  janë djegur disa automjete.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull