Ad imageAd image

Era e fortë dëmton linjat, 10 fshatra në Gramsh 24 orë pa drita

1 min lexim

Prej 24 orësh 10 fshatra në dy qendra administrative të Gramshit, vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Shkak i ndërprerjes së energjisë në Kukur dhe Kodoviat është bërë era e fortë, e cila ka dëmtuar linjat e tensionit të lartë dhe rrjetet brenda fshatrave.

Mësohet se defekti teknik ka lënë në terr dhjetëra banorë të zonës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Aktualisht në terren janë punonjës të OSHEE, të cilët po punojnë për rikthimin e energjisë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull