Ad imageAd image

Foto/ Arrestohen hajdutët e karburantit të TAP-it (emrat)

2 min lexim

Nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në kuadër të punës për kapjen e personave që shkelin ligjin finalizuan me sukses Operacionin e koduar “Gostencka”, u bë arrestimi në flagrancë i tre personave…

1 – Hyda Vila, 26 vjeç, banues në Gostenck, Skrapar.

2 – Erineo Lalo, 26 vjeç, banues në lagjen “Kombinat”, Tiranë.

- reklamë -
Ad imageAd image

3 – Artur Guri, 44 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke transportuar me një kamion tip ‘Benz’ 7080 litra naftë të cilën dyshohet se e kanë vjedhur në kantierët e një firme gazsjellësi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

1 – 7080 litra naftë.

2 – Një mjet kamion, i markës ‘Mercedes Benz’.

3 – Një mjet fuoristradë i markës ‘Range Rover’.

4 – 6 aparate telefoni celular.

5 – 225.100 lekë (të reja).

6 – 450 euro.

Strukturat e DVP Berat po punojnë intensivisht për dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet të jenë të implikuar dhe persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”, “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”  parashikuar nga nenet 134/3, 25 dhe 135 të Kodit Penal.

Ndani këtë artikull