Ad imageAd image

KLP shpall renditjen për Kryeprokurorin e ri, Olsian Çela i pari

1 min lexim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot pikëzimin e tri kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Sipas burimeve për Ora News, Olsian Çela është vendosur i pari në listë, Arta Marku vjen e dyta ndërsa Fatjona Memçaj e treta.

Një ditë më parë Këshilli intervistoi në seanca të ndara të tre kandidatët.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ata paraqiten platformat e tyre dhe më pas iu përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të KLP për çështje të ndryshme për menaxhimin e punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kandidatët u pyetën edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë.

Lista me renditjen e kandidatëve do ti dërgohet për votim Kuvendit.

Në rast se asnjë kandidat nuk merr 84 vota, atëherë automatikisht Prokuror i Përgjithshëm do të zgjidhet ai që është renditur i pari.

Ndani këtë artikull