Ad imageAd image

“Biri i një vrasësi…”, gazetarja e Kosovës i kthehet keq Ramës

6 Min Read

Gazetarja kosovare, Kimete Berisha ka shpërthyer ashpër ndaj kryeministrit Të Shqipërisë, Edi Rama. Reagimi i gazetares erdhi pas fjalimit të Ramës në mbledhjen e dy qeverive ku deklaroi se askush nuk duhet ta quajë Hashim Thaçin tradhtar.

Në reagimin e saj gazetarja e quan Ramën birin e një vrasësi, si dhe të keqpërdorur nga Hashim Thaçi.

Shkrimi i plotë i Kimete Berishës:

- reklamë -
Ad imageAd image

Gomari e ka parë djallin!

E, kush na tha ‘gomarë!

Biri i një vrasësi.

Po pse ‘gomarë’?

Që kemi thënë se kush e shet Kosovën është tradhtar.

A më keq me qenë gomar a vrasës!

Gomari e ndihmon shqiptarin m’i kry punët më të rënda, edhe gomari nuk jep gisht m’u vra poetët si baba i Edi Ramës.

Gomari e ka ndihmu bile edhe Krishtin, prandaj Bibla shpreh mirënjohje ndaj ‘tij’ dhe e përmend s’di sa herë.

Ramush Haradinaj dhe të gjithë ne që mendojmë se Hashim Thaçi (bashkë me ty dhe Aleksandër Vuçiçin) po doni m’u çmend për m’ia dhënë veriun e Kosovës-Serbisë, jemi të vjetër për të qenë ‘gomarë’, se gomarët jetojnë veç 30 vjet.

Profeti Muhamed e ka ditur se kur pëllet gomari tregon se e ka parë djallin.

‘Gomarët’ të kanë pa ty.

Dhe e dinë se ti kujton se ua ke zbuluar ‘thembrën e Akilit’ shqiptarëve të Kosovës, prandaj sa herë do i mashtron, mjafton me na përmend ‘bashkimin kombëtar’ dhe ne pëshurremi prej lezeti.

Guxoj të them, se ti asnjëherë nuk ke menduar as nuk ke vepruar gjë t’hajrit për ne, përveç se si ti mashtrosh shqiptarët e Kosovës, të cilëve kujton se ende u mjafton bashkimi, se veç shqiptarët e Kosovës janë të magjepsur me bashkimin kombëtar, asnjë shqiptar i Shqipërisë nuk vuan nga kjo dashuri ‘patologjike’ nga e cila nuk shërohemi ne.

‘Gomarët’ të kanë dëgjuar sot në konferencë me gazetarë, kur pas fjalimit ‘fantastik’ në mbledhjen mes dy qeverive në Pejë ku the ‘Kosova nuk është gjysmë-shtet’, e pastaj dole si avokat dhe shok i Hashim Thaçit (jo si kryeministër) the:

‘Duhet ta ndajmë shapin prej sheqeri. Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar…’

Pra, edhe sipas teje (njësos si sipas Vuçiçit) Kosova duhet të ndahet, por jo shqiptarët, shqiptarët duhet mos m’u nda, toka po.

Ta merr mendja se ka mbetur kush që ti ‘ha’ këto fore!

Marifetet t’u kanë lodhur dhe të janë konsumuar, janë vonuar si triku final i Hudinit ‘varrosja për së gjalli’.

Tash je shumë nervoz për me arrit me fsheh urrejtjen, neverinë, mendjemadhësinë dhe mungesën e kreativitetit.

Ne t’Kosovës nuk kemi pasë shumë punë me gomarë, por thuaj atij Arbenit të ta gjejë një gomar, t’ia prejë një tufë flokë, ose të ta bjerë te shpia, se nëse e prek gomarin ta shëron çmendurinë, përveç që ta nxjerr mllefin e tërbimin nga sytë, ta heq kollën e keqe dhe frikën që e ke nga vdekja. Bile nëse hip mbi ta kthen edhe buzëqeshjen.

Kryesore sot jemi kënaq:

– E keni heq romingun, se shumë po vuajmë për biseda vëllazërore me pare;

– Patent-shoferët ua keni pranu njëri-tjetrin, se shumë probleme kemi pas me ta;

– Jeni marrë vesh për bujqësi, me do certifikata të unifikume me qenë, të gjitha me pas ngjyrën e njejtë dhe madhësinë e njejtë;

– Për me informu diasporën çka bani, a jeni lodh, a jeni mirë;.

– Me bashkëpunu në fushën e rinisë. Vullnetarët e Shqipërisë rregullisht me ardh me bujtë te vullnetarët e Kosovës;

– Jeni marrë vesh që m’u dasht dhe me çu mirë me njëri-tjetrin.

Por keni harru m’i dhez dritat në Rrugën e Kombit, të cilën e paguajmë për netët me yje që na i ofron.

I numëron yjet kur kalon natën nëpër të, ndjen se po fluturon në kozmos, aty ku toka bashkohet me qiellin.

Është e dhimbshme se sa më shumë i janë mbush xhepat, aq më shumë i janë harxhuar fjalët, Edi Ramës.

E çka don me ble me ato pare, o Ramiz!

Ai neve na ka krahasu me kafshët, por kafshët e njohin të zotin e vet edhe kur ndodh që njerëzit ta harrojnë Zotin:

‘Kau e njeh të zotin e tij; gomari e njeh grazhdin e pronarit të tij, veç Izraeli nuk e njeh, populli im nuk kupton’ (Isaiah 1:3)

P.S.

Edi Rama kurrë nuk e thotë atë që e bën,

Hashim Thaçi kurrë nuk e bën atë që e thotë.

Hashim Thaçi ia nxorri bojën dhe e zvogëloi Edi Ramën, e bëri palaço dhe avokat të vetin (nuk e ka pas lehtë Hashim Thaçi, derisa Edi Rama ka treguar përralla, Hashim Thaçi e ka bërë budallë, me heshtje).

Por, në fund të tregimit ‘Shqiponja e ha gjarprin’.

Share This Article

Deklarata e 13 majit 1948 e Enver Hoxhës në mbledhje të Byrosë: Isha vartës i Titos, nuk e kuptoja independencën

2 Min Read

70 vjet më parë, më 13.5.1948, në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, kreu i saj, në analizë të situatës se re që po zhvillohej për të kaluarën e partisë së vet, si dhe për marrëdhëniet e saj me Partinë Komuniste Jugosllave, deklaroi se ka qenë një vartës i Titos e nuk e kuptonte ndryshe detyrën e tij e po ashtu nuk e kuptonte çfarë ishte pavarësia. Procesverbalit të mbledhjes në fjalë, i cili është ndër më të turpshmit në historinë e kësaj partie, vetë Enver Hoxha i ka bërë korrigjime (ato me ngjyrë të kuqe), duke synuar moskuptimin e qartë të deklarimit të parë.

Ky deklarim i Hoxhës do të thotë se për çdo gjë që komunistët krenohen deri këtë kohë, duhet të drejtohen më parë me respekt te figura e mareshalit Tito, që siç ka thënë në qindra fjalime të kohës E.Hoxha, ishte “miku më i madh i popullit shqiptar”. Në vitin 1948, Shqipëria nën drejtimin e E.Hoxhës, lutej për të realizuar sa më parë projektin e madh të federatës midis Jugosllavisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë me kryeqytet Beogradin, një projekt që nuk u realizua për shkak të konfliktit të Stalinit me Titon.

Deklarimi i Enver Hoxhës në mbledhjen e 13 majit 1948

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ne kishim besim te Titoja si njeriu që vjen pas Stalinit. Ahere thashë se Tito është sekretari i partisë sonë dhe kjo tregon se nuk e kishim të qartë independencën”.

Share This Article

1945/Letra e motrave Parashqevi dhe Sevasti Kyrias për largimin nga shtëpia dhe dëmtimin e bibliotekës

4 Min Read

Nga Kastriot Dervishi

Nga Instituti “Kyrias”, më 21 gusht 1945 në Kambëz (sot Kamëz), me anë të një letre, dy motrat Kyrias, Parashqevia e Sevastia kërkonin të mos u merrej pasuria e vetme që kishin. Ata shkruanin se nuk kishin mjete të tjera jetese. Dy motrat me aq kontribute për arsimin shqip, u detyruan nga regjimi komunist të dilnin nga shtëpia e tyre për herë të dytë. Më parë, regjimi fashist, me dekretin nr.196, datë 4.6.1942 i rekuizoi për nevoja ushtarake Institutin “Kiriaz”. Gjatë luftës për qëndrimin e tyre antifashist, ata ishin burgosur deri në Beograd.

Në letër thuhej se godina prej 5 muajsh përdorej për nevoja të pushtetit pa asnjë përfitim.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pro kërkesës për moslargim shprehet edhe Këshilli i Kambëzës i cili shkruan se familja e përndjekur nga fashistët dhe nazistët ka vënë në dispozicion të shkollës së oficerëve godinën e madhe ku banonin, furrën, garazhin dhe centralin elektrik. Motrat shqetësoheshin jo vetëm për jetesën e tyre që bëhej e pamundur por edhe për bibliotekën e madhe që kishin, të cilën regjimi komunist as e llogariste fare.

Sevastia ishte gruaja e ish ministrit Kristo Dako. Djali i saj, doktor Gjergj Dako (arsimuar në SHBA, Stamboll dhe Romë) më 18.2.1949 u vetëvar në burgun e Tiranës ku ndodhej i paraburgosur për “aktivitet kundërshtar” si proamerikan.

Instituti “Kyrias” mbante si datë të themelimit të tij datën 23 tetor 1891, kohën kur u hap në shtëpinë e Grigor Frashërit në Korçë e para shkollë e vashave. Sevasti Kyrias (Dako) (1871-1949) ishte e para grua shqiptare që drejtoi një institucion arsimor për femra. Së bashku me bashkëshortin Kristo Dako dhe motrën e saj Parashqevi Kyrias (1880-1970), krijuan një institucion të admirueshëm të cilin Dhimitër Berati e quaji “fole të ndjenjave kombëtare”.

Shkolla u ndërpre në vitin 1913, ndërsa një vit më vonë themeluesja u detyrua të emigrojë në SHBA. Në vitet 1922-1927 instituti u vendos në shtëpinë e Sulejman Kusit në Tiranë. Pas vitit 1927 u zhvendos në Kamëz ku familja ndërtoi kompleksin ndërtimor. Pas lufte, godina kryesore shërbeu fillimisht si shkollë oficerësh e më pas shkolla e Partisë Komuniste. Në letrën e mëposhtme, bie në sy fakti se motrat përveçse shqetësimit për gjendjen ekonomike ku ndodheshin shprehnin hidhërimin se do mund t’i çonin librat e shumtë të bibliotekës së tyre. Një regjim injorantësh si ai komunist nuk kishte nevojë për libra e as qante hallin e tyre.

Pjesë nga letra e motrave Kirias:

“Ne të nënshkruarat Sevasti Dako dhe Parashqevi Kyriaz, pronaret e Institutit “Kyrias”, më 18 të këtij muaji (gusht 1945), kemi marrë një urdhër prej zyrës së Mbrojtjes së Popullit, që brenda 5 ditëve të dalim prej pronës sonë.Çështja qëndron kështu: neve rrojmë me prodhimet e tokës sonë të pakët, të cilën e punojmë vetë me ato të pakta kafshë që na mbetën, prandaj është e pamundur të transferohemi në qytet. Afër nesh, nuk gjenden as vend e as shtëpi të përshtatshme.Bibliotekën ku ta vendosim?

Neve të dy motrat, që besoj ishim nga të parat në Shqipëri që kuptuam rëndësinë e organizimit të gruas shqiptare edhe të edukatës së vajzës shqiptare më 1891 çelmë shkollën e parë shqipe kombëtare për vajza në kohën e tmerrit të sulltan Hamitit. Ishin nga të parat që luftuam për independencën e Shqipërisë pa pushuar.

Pra neve mjete jetese të tjera, përveçse punimin tonë të kësaj të pakët toke buke dhe kafshët, nuk kemi për 10 anëtarët e familjet. Prandaj, largimin tonë nga prona jonë, do me thënë shkatërrimi jonë e vdekja jonë”.

Share This Article

Taulant Balla dhe idhulli i tij Enveri

0 Min Read

Jo vetëm babai të vret për Enver Hoxhës, se helbete ka qenë instruktor, por edhe biri nuk lë gjë mangut me enverizmin e tij. Në foto është Taulant Balla dhe portretet e diktatorit gjatë një manifestimi komunist ku e gjen veten shpesh ai.

Share This Article

Babai i Taulant Ballës

1 Min Read

 

Taulant Balla gjatë agjitimit të sotëm në Kuvendin e Shqipërisë, ndër të tjera deklaroi se i vinte keq për të përndjekurit politikë dhe se partia e tij që është fiks Partia e Punës së Shqipërisë, d.m.th. partia e persekutorëve, ku kanë gjetur vend gjithë sigurimisat, paska menduar për hallet e të dënuarve politike. Personi në foto është babai i Taulant Ballës. Nuk është foto e djeshme kur të vriste për Enver Hoxhën. Është foto e sotme sepse të vret sërish për Enver Hoxhën. 

Share This Article

Aranit Çela, nga balil i fashizmit në kryexhelat komunist

4 Min Read

Nga Kastriot Dervishi

 

Aranit Çela (1924-2018), “vishinski” i komunizmit të Shqipërisë, që nxirrte shkumë nga goja për vendimet apo pretencat e tij të zeza, reflektonte personin që e kryente me shumë dëshirë punës e xhelatit të drejtësisë. Kontribuues në rreth 650 procese politike, si hetues, prokuror dhe gjyqtar, por edhe përçues i përvojës sovjetike të drejtësisë, Çela është një faqe e rëndë e librit e zi të komunizmit në Shqipërisë. Një profil i shkurtër për të. Familja e tij kishte origjinën nga Kanina e Vlorës. Ngeli jetim, i vdiq babai në moshën 15 vjeçare. Në vitet 1935-1942 mbaroi Institutin Tregtar të Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist, Aranit Çela ishte ndër fëmijët balila të cilët kaluan një muaj pushime në Itali (Pezaro) në verën e vitit 1939. Mbi 5 mijë fëmijë nga Shqipëria u përzgjodhën e dërguan vetëm në një listë për të kaluar pushimet në Shqipëri. Shumë prej tyre u bënë komunistët të vendosur e për ironi mbahen edhe si “antifashistë” të kulluar. Balilat visheshin me rroba të zeza duke imituar veshjen e më të mëdhenjve anëtarë të Partisë Fashiste. E pikërisht do ishte balil Aranit Çela që kushedi sa të pandehur do çonte në plumb e në burgje si “bashkëpunëtorë të fashizmit”. Babai i tij shiste cigare dhe punonte roje nate në muzeun e Vlorës. Në autobiografinë e vitit 1954, Çela shkruan: “Babai im ka qenë element alkoolik dhe shumë pak i lidhur me familjen…Familja ime ka vuajtur mjaft ekonomikisht. Kjo edhe për arsye, se sikurse thashë më lart, ka qenë element gjithë kohën sarhosh (alkoolik) dhe krejt i pakujdesshëm për familjen e vet”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në oborrin e shtëpisë së tij, pronës e nënës, u ndërtuan nga prifti katolik Dom Marku me banim në Vlorë, tri magazina, i cili si investues i përdori për 15 vjet pa paguar qira. Shtëpia e familjes u ndërtua me para të marra me fajde nga Selaudin Peshkëpia, por as këtij nuk iu kthye borxhi asnjëherë. Në 17 marsin 1941 kërkon pa sukses të punësohet në Zyrën e Regjistrimit të Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë të regjimit fashist. Në prill-maj 1942 Araniti qëndron në paraburgim iu gjetën në shtëpi disa trakte, por regjimi fashist tregohet zemërgjerë dhe e dënoi me kusht. Më 10 janar 1943 bëhet anëtar i PKSH-së në organizatën e Mallakastrës, por partizan del vetëm në nëntor të këtij viti. Në korrik 1944 bën pjesë në brigadën e 14-të komuniste, e më pas, deri në mars 1945, në divizionin e 3-të komunist.

Në mars 1945-shtator 1946, Aranit Çela është prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset më të tmerrshme politike të kohës. Më 1946-1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës. Më 1948-1949 është ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake. Në vitet 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik. Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955 – 1958  dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Pavarësisht se u dënua për gjenocid, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997. Drejtësia që kishte përgatitur për atë ditë e shpalli të pafajshëm dhe urdhëroi dëmshpërblimin.

Share This Article

1953/Kampi i fabrikës së tullave në Tiranë dhe dy gjermanet e internuara

2 Min Read

Nga Kastriot Dervishi

Në fund të vitit 1952 dhe në fillim të vitit 1953, kampi nr.3 (më pas merr numrin 5) tela me gjemba i Cërrikut u zhvendos në fabrikën e tullave në Tiranë. Të internuarit e këtij kampi u përdorën për ndërtimin e rafinerisë së atij qyteti të ri, por nuk qëndruan për shumë kohë këtu.

Për arsye se kampi i Tepelenës nuk ishte kamp i punës së detyruar (sepse nuk kishte ndonjë vepër të planifikuar aty), personat më të aftë nga ky kamp, u zhvendosën fillimisht në kantierin nr.216 Vlorë e më pas në kampin që u ngrit pranë fabrikës së tullave në Tiranë. Vendi i ri i përzgjedhur si vend pune, fabrika e tullave, ishte buzë lumit të Tiranës disa qindra metra larg urës së Kamzës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Puna këtu ishte me turne, çdo turn e kishte normë të prodhonte 20.000 tulla. Në raportin e datës 2.2.1953 të Degës së Kampeve dhe Burgjeve, ndër të tjera thuhej:  “Të aftët për punë u sollën të gjithë për të punuar në fabrikën e tullave në Tiranë dhe ato që s’kishin kondita për të punuar u grumbulluan të gjithë në kampin nr.4 Tepelenë”. Në këtë kohë përllogariteshin rreth 1.000 të internuar. Në foton bashkëlidhur, nga e majta, duket paksa fabrika e tullave. Këtë që besohet se e ka shkrepur Reshit Mulleti, e ka ruajtur për vite me radhë Musa Maçi. Në foto shpjegohen emrat e të internuarve.

Dy gjermanet e fotos Erna Schubert, Irmgrand Tennius dhe Elsa Koch, të profesioneve daktilografiste dhe stenografiste të komandës gjermane të ushtrisë u arrestuan në 5.9.1944 në Kukës rrugës për në Prizren. Elsa u dënua me 20 vjet burgim. Erna dhe Irmgrand në vitin 1945 u dënuan me nga 2 vjet burg. Si mbaruan dënimin më 5.11.1946, u arrestuan përsëri e qëndruan në hetuesi pa dalë në gjyq deri më 24.1.1949. U dërguan në internim, së fundi në fabrikën e tullave e pas shkrirjes së kampeve tela me gjemba në Lushnje.

Share This Article

Portret i Nevzat Haznedarit

3 Min Read

Nga Kastriot Dervishi

Nevzat Haznedari (1915-1984) ishte ndër figurat më përfaqësuese të diktaturës komuniste në Shqipëri. I ardhur si partizan i vonuar nga viti i parafundit i luftës (më 7.3.1943), ai ka regjistruar plot rekorde kriminale deri në mbyllje të jetës së tij në shërbim të diktaturës. Ndryshe nga shumica e brezit të tij, përgjithësisht analfabetë ose me arsim fillor, Haznedari u arsimua në Liceun e Korçës në vitet 1927-1931 dhe Normalen e Elbasanit në vitet 1935-1939. Punoi në vitet 1939-1943 arsimtar në Leskovik. Arsimimit të tij iu shtua në vitet 1951-1952 edhe specializimi në Bashkim Sovjetik për armën e sigurimit. E nisi karrierën me gradën e kapitenit I për të përfunduar gjeneral-major në korrik 1961.

Spikaten nga jetëshkrimi i tij:

- reklamë -
Ad imageAd image

1945-1946 prokuror në Komandën e Përgjithshme të Ushtrisë

1946-1949 prokuror i Gjykatës në Lartë Ushtarake

1952-1964 kryetar i Degës së 7-të (hetuesia) i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, (2 vjet edhe zëvendësdrejtor)

1967-1974 kryetar i Degës së Punëve të Brendshme Elbasan

1974-1975 këshilltar në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB

1975-1977 inspektor në MPB

1977-1979 kryetar i Degës së Veçantë në Drejtorinë e Parë (kundër elementit antiparti)

Haznedari hyn te ato persona që për idealet komuniste nuk bëri kompromis as me njerëzit e familjet. Ai shkruan: “Kam patur një kushëri të mëmës fashist, Neki Starova, të cilin e vrau lëvizja nacionalçlirimtare në vitin 1942 (në fakt në vitin 1940-shënim). Gjithashtu edhe një kushëri të dytë Xhevat Starova ka qenë me armikun, të cilin kur isha prokuror e kam gjykuar dhe ekzekutuar”.

Gjithashtu shënohej që dy shokët e ngushtë të tij u larguan në Itali para se komunistët të vendoseshin në pushtet. Dy motrat e tij u martuan në SHBA, ndërsa bashkëshorti i motrës tjetër u dënua në Shqipëri si kulak e vdiq në burg.

Vetë Haznedari dënoi vëllain e vjehrrës së vet me 10 vjet burgim. Përllogaritet pjesëmarrës në rreth 270 procese kryesore politike si prokuror ushtarak, hetues dhe ekzekutor.

Kur mbushi 60 vjeç, pikërisht në kohën që kreu ekzekutimin e fundit të jetës, ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, në letrën përshëndetëse, midis të tjerash i shkruan:

“Jeta juaj është jeta e një komunisti militant të orëve të para, e një komunist partizan të papërkulur, e një ushtari e drejtuesi në organet e punëve të brendshme, e sidomos në armën e sigurimit të shtetit”.

Share This Article

28 mijë dëshmorë, një shifër e sajuar

4 Min Read

Nga Kastriot Dervishi

Një regjim si ai komunist, që e kishte gënjeshtrën dhe mashtrimin institucionin kryesor të tij, nuk mund të mos e shfaqte këtë cilësi të rrallë kur vinte puna te numri i dëshmorëve. Asnjëherë nuk u bënë 28 mijë luftëtarë që të vriteshin të gjithë, e si rrjedhojë nuk kanë ekzistuar 28 mijë dëshmorë. Le ta shohim shkurtimisht gënjeshtrën e 28 mijëve në vite të ndryshme, pasi shifra e dëshmorëve ka lëvizur sikur të ishte bursë financiare.

Viti 1946

- reklamë -
Ad imageAd image

Në procesin gjyqësor kundër Lef Nosit, Maliq Bushatit dhe Anton Harapit, në shkurt 1946, prokurori Misto Treska në kuadër të akuzave kundër të pandehurve përmendi shifrën e 50 mijë të vrarëve e të plagosurve dhe 47 mijë shtëpive të djegura gjatë luftës (faqe 381-382 e dosjes).

Në mbledhjen e posaçme të Kuvendit Popullor të datës 30 korrik 1946, me rastin e zhvillimeve në konferencën e paqes në Paris, deputeti Pëllumb Dishnica deklaroi se Shqipëria kishte 40 mijë dëshmorë. Përmenden shifra të tjera si 10 mijë të burgosur e internuar politikë dhe 30 mijë shtëpia të shkatërruara. Po sipas këtij deklarimi armiku kishte lënë 47 mijë të vrarë dhe 5 mijë robër (faqja 72-73). Këto deklarime nuk përputhen me eshtrat që tërhoqën ushtritë italiane e gjermane pas lufte.

Viti 1951

Në vitin 1951 shifrat zyrtare bëjnë të njohur se regjimi komunist konsideronte si dëshmorë gjithsej 3.373 persona. Trashëgimtarëve të tyre u jepte pensionin e dëshmorit. Kjo qartësohet edhe në vendimin nr.916, datë 16.11.1951, të Sekretariatittë KQ të PPSH-së “Mbi disa masa për përmirësimin e gjendjes së kujdesit social”. Pagesat ishin 1.000-2.000 lekë në muaj dhe për raste të veçanta edhe 4.000 lekë në muaj.

Viti 1969

Sipas dekretit nr. 4558, datë 18 tetor 1969, të Presidiumit të Kuvendit Popullor (“Gazeta Zyrtare” nr.19/1969), përcaktoheshin sipas mënyrës ideologjike se“dëshmorët e atdheut” ishin të vrarët në luftë “kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm, për lirinë, pavarësinë kombëtare, demokracinë, ose për kauzën e proletariatit të vendeve të tjera”, ata midis periudhës 7 prill 1939 – 9 maj 1945, si dhe ata që ishin vrarë “në luftë e përpjekje me armiqtë e jashtëm e të brendshëm, për mbrojtjen e kufijve të atdheut, për mbrojtjen e fitoreve të revolucionit popullor”.

Viti 1980

Në relacionin e Kryesisë së Këshillit të Ministrave për Byronë Politike, datë 16.2.1980, ndër të tjera thuhet për zgjerimin e konceptit të dëshmorit:

“Sipas të dhënave, në mbështetje të dispozitave në fuqi, si republikë, janë shpallur rreth 6 mijë dëshmorë, kurse zyrtarisht në dokumente të ndryshme është thënë se gjatë luftës nacionalçlirimtare, populli shqiptar ka dhënë 28.000 dëshmorë. Kjo nuk do të thotë se duhet të arrihet medoemos kjo shifër, por numri i atyre që janë shpallur dëshmorë është i vogël”.

Koncepti ideologjik shihet qartë kur thuhet se dëshmorë mund të quhen “vetëm ata” që kishin qenë anëtarë të PKSH-së, ushtrisë komuniste, Frontit, etj.

Kjo çështje në bazë të raportit u diskutua në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 4 nëntor 1980. Enver Hoxha tha se shifra 28.000 ishte “afërsisht ekzakte”, pavarësisht se raporti e thoshte qartë se ishin 6.000. Kjo i mbylli diskutimet sepse sipas Hoxhës, 28 mijë dhe 6 mijë ishin “shifra të përafërta”.

Faksimilja: Relacioni i Kryesisë së Këshillit të Ministrave i datës 16.2.1980 për Byronë Politike, në të cilën përmendet shifra e 6 mijë dëshmorëve dhe deklarimi i diktatorit se 28 mijë dhe 6 mijë janë shifra të përafërta.

Share This Article

“Rodina mat” e Ukrainës dhe “Nënë Shqipëri” …e Shqipërisë

5 Min Read

Nga Kastriot Dervishi

Regjimet komuniste në lindje të Europës, duke qenë sovjetike në çdo qelizë të tyre, edhe varrezat e dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore i kishin të ngjashme. Ata i përdornin këto varreza si vende të caktuara për të zhvilluar në mënyrë vizuale propagandistike ideologjinë e tyre për kohën dhe brezat e ardhshëm, në mënyrë që të tregonin gjakun e derdhur për pushtetin komunist. Këto varreza janë të ndryshme nga ato që përfaqësojnë qëndresën antifashiste e antinaziste në Europën perëndimore. Në këtë të fundit nuk flitet as për “revolucion popullor”, e as për “klasa të përmbysura”. Te ne flitet për dëshmorë, por fare pak ose aspak për ata që kanë rënë për njësinë territoriale kombëtare dhe për gjuhën shqipe, që janë themeli i konceptit të dëshmorit të atdheut në çdo vend të botës. Patriotët shqiptarë që kishin luftuar para vitit 1939 nuk dinte kush se ku duhej t’i nderonte. Regjimi komunist në Shqipëri fshiu çdo gjurmë kombëtare që gjeti deri atë moment. Çdo gjë në kujtesë lidhej vetëm me shenjat komuniste.

Në të gjitha vendet e lindjes, koncepti varreza kombëtare njihej pak, sepse në epiqendër ishin vetëm të vrarët në Luftën e Dytë Botërore, si dhe zmadhimi i shifrave dhe dëmeve në mënyrën më maksimale. Fillimisht, nën modelet lindore të shenjave nderuese, aty ku është sot parku i Tiranës u ngritën varrezat e dëshmorëve. Këtu zhvilloheshin ceremonitë dhe në një shtyllë thuajse piramidale betoni me një yll të kuq komunist, model lindor, mbi të cilën vendoseshin kurora. Nisur nga fakti se ky vend nuk i plotësonte tërësisht qëllimet e formimit të këtyre varrezave, me vendimin nr.162, datë 29.4.1964, Këshilli i Ministrave vendosi ngritjen e varrezës së re të dëshmorëve në Tiranë, në të cilën do zhvendoseshin eshtrat dhe do ndërtohej shtatorja kryesore ku do zhvilloheshin ceremonitë. Për këtë shtatore janë paraqitur disa variante. Në të gjitha theksohet prania e yllit të kuq komunist, çka i jepte varrezave karakter të theksuar ideologjik. Si shembull u mor një parim që mbizotëronte në gjithë artin e realizmit socialist. Cilësia ideoartistike e veprave letrare dhe artistike sipas porosisë së Stalinit duhej të ishte “socialiste nga brenda dhe kombëtare nga forma”. Kësisoj, varianti u kopjua nga Ukraina. Shtatorja simbolizon figurën e nënës, ose të quajtur “Rodina mat” (atdheu mëmë). Në Shqipëri, kjo u imitua duke e quajtur “Nënë Shqipëri”. D.m.th. nëna rriti bijtë e bijat e saj për “revolucionin popullor”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Varrezat e Tiranës u çelën në vitin 1972. U zgjodh ajo kodër sepse nga aty shihej gjithë kryeqyteti e duhet të përfitohej një pamje sa më panoramike. Për këtij, rituali në këto varreza pavarësisht seriozitetit ceremonial, gjithmonë ka pasur elementë humoristikë.

Pas vitit 1990 regjimi komunist ra si sistem në anën politike, por nuk ra në tërësinë e tij. Çmontimi i trashëgimisë komuniste kërkonte energji të shumta dhe sigurisht kohën e vet. Mbetën komuniste aparate e koncepte të shumta. Edhe rituali në varreza vazhdoi të ishte i njëjtë. Bëhej garë çdo 5 maj apo 28-29 nëntor se kush të filmohej më shumë e të vendoste lule te shtatorja sovjetike që përfaqëson modelin e propagandës së një regjimi të shkuar. Meqë personalisht asnjëherë në jetën time nuk kam nderuar simbole sovjetike, ndjej keqardhje për ata persona që i shoh në ceremoni të tilla.

Varrezat e këtij lloji shërbejnë si një mjet i fuqishëm propagande, më së shumti komuniste, duke u dhënë një mundësi të mirë edhe zullumqarëve të politikës të japin shfaqje publike, të duken si idealistë të heshtur. Por njëkohësisht, duke qenë variante lindore komuniste në çdo qelizë të organizimit të tyre, nostalgjikët apo më mirë të themi persekutorët e regjimit të djeshëm, kanë rastin më të mirë të shfaqen e të përkujtojnë në këto vende “idealet” e tyre (në fakt të dështuara të gjitha, madje kriminale). Prandaj dalin “heronj” që gjithë jetës së tyre të luftës nuk e kanë zbrazur as 10 pushkë që deklarojnë në mënyrë qesharake se kanë vrarë 300 gjermanë.

Në foto: Shtatoret “Rodina mat” e Ukrainës dhe “Nënë Shqipëri”

Share This Article

Komandanti i kampit të Maliqit

3 Min Read

Nga Kastriot Dervishi

Në kujtimet e shumë të dënuarve politikë të regjimit komunist, gjendet edhe emri i drejtorit apo komandantit të burgjeve ose kampeve, Tasi Marko, lindur më 5.9.1912 në Bistrovë të Vlorës, vëllai i anëtarit të Byrosë Politike, Rita Marko. Kjo ka qenë shtysa që më ka nxitur në gjetjen e figurave të tilla për të parë se nga buronte gjithë ajo urrejtje dhe mungesë e çdo sjellje njerëzore. Të mos harrojmë se në këtë kohë elementi kriminal ishte në pushtet dhe ai intelektual në burgje, varre ose jashtë vendit. Analizimi i jetës së Tasit është një dritare për të parë se mbi çfarë kontingjentesh u mbështet pushteti i Partisë së Punës. Jetëshkrimi i Tasit është interesant. Ai paraqitet kështu në fillesat e veta sipas viteve:

1922-1929 bari delesh e dhish në vendlindje.

- reklamë -
Ad imageAd image

1924-1944 (përjashto vitet e ushtrisë në Tiranë) furrxhi në Korçë.

Zilia për pronën e tjetrin, inferioriteti intelektual, ishin dy parimet bazë prej nga ku buronte urrejtja e pashtershme për “armikun e klasës”. Tasi u bë një xhelat i mirë për regjimin, ndërsa i vëllai, një persekutor drejtues në Byronë Politike.

Tasi nuk kish mundur të kryente më shumë se 4 klasë fillore. Edhe ky ishte ndër partizanët e vitit të fundit të luftës, më 13.5.1944 në njësitin e Devollit. Shërbimi i tij ndaj regjimit ishte në fushën e burgjeve dhe kampeve. Më 1945 – 1947 drejtor i dy burgjeve të Korçës. Në maj – nëntor 1947 drejtori i kampit sezonal të Maliqit. Më 1949 – 1950 komandant i burgut nr.313 Tiranë. Në vitin 1950 komandant në kampet sezonale të Maliqit e Urës së Bonës. Në vitin 1951 komandant i kampit të të burgosurve në kombinatin e tekstileve “Stalin” në Tiranë. Në vitin 1955 komandant i kampit nr.4, një ndër më famëkeqët e kësaj kohe. Pikërisht këtu për shkurtim organike doli në lirim.

Eprorët e Tasit vlerësonin se ishte “adapt” për këtë punë. Treguesi kryesor i punës së këtyre drejtuesve ishte urrejtja ndaj elementit kundërshtar.

Share This Article