Ad imageAd image

Fushë-Krujë, sekuestrohen 188 kg lëndë narkotike

1 min lexim

Një 42 vjeçar është arrestuar mesditën e sotme pas  kontrollit  të karrocerit – trajler,  të prishur që kishte në pronësi  ku iu gjetën 188 kg lëndë narkotike.

 Në trailerin e përshtatur si magazinë,  gjendej lënda e sekuestruar e cila dyshohet të jetë e llojit marijuanë.

Policia e Durrësit informon se në pranga ra Artan Kraja banues në Fushë Krujë: “pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një karroceri-trailer, të prishur  që shtetasi i mësipërm e kishte përshtatur si magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  188 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.Neni 283/1 K.P.”

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull