Ad imageAd image

Goditja e ‘peshqve të mëdhenj’,SPAK u çon fletë-arresti dy të vdekurve

1 min lexim

 

Gjatë ditës së djeshme lajmi i prerjes së 22 fletë-arresteve nga ana e SPAK, për komisionerë që dyshoheshin se kanë mbushur kutitë e votimit, mori dhenë dhe u përgëzua operacioni edhe nga ambasadat më të rëndësishme në vendin tonë.

Por për të kuptuar më mirë katandisjen e dosjes së famshme 339, ku të gjithë pritën arrestimin e bosëve të mëdhenj, mjafton të themi se dy prej komisionerëve, që u ishte çuar fletë-arresti, kishin ndërruar jetë ndërkohë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Bëhet fjalë për shtetasit Kasem Lala dhe Besim Bregu, të cilët kanë ndërruar jetë muaj më parë, ama morën një goditje ”shembullore” nga ana e SPAK, strukturë që është ngritur për hetimin e krimeve në nivele të larta dhe korrupsionit.

Edhe opozita reagoi gjatë ditës së djeshme duke kërkuar ndëshkimin e abuzuesve të vërtetë me votën e shqiptarëve.

Ndani këtë artikull