Ad imageAd image

Grabitet Posta e Durrësit, arrestohen dy të dyshuar

1 min lexim

Është grabitur gjatë natës Një zyrë postare në qytetin e Durrësit është grabitur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme

Ngjarja është konstatua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa po kryhen veprimet e para proceduriale.

Zyra Postare Durrës 4 ndodhet në një nga rrugët kryesore të qytetit, atë ”Aleksandër Goga”. Zyra ndodhet pranë Spitalit Rajonal dhe jo larg Drejtorisë së Policisë. Një telefonatë e një qytetari që ka konstatuar vjedhjen e postës, ka njoftuar në polici, e cila është vënë në lëvizje dhe e ka ndjekur automjetin me të cilin janë larguar, duke kapur autorët e dyshuar. Paraprakisht thuhet se autorët kanë marrë kasafortat ku ruheshin paratë e pagesave të ndryshmesi  ato të energjisë elektrike, ujit, telefonit, internetit, si dhe taksa të bizneseve dhe siguracione të ndryshme.

- reklamë -
Ad imageAd image

Më datë 28.06.2018, rreth orës 04:15, në lagjen Nr.18 është vjedhur me thyerje Njësia e Postës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar dy shtetas si autorë të dyshuar.

Për shkak të veprimeve hetimore nuk mund të japin detaje për momentin.

Ndani këtë artikull