Ad imageAd image

Helmohen në paraburgim, 3 punonjës dhe 1 i dënuar me urgjencë drejt spitalit

1 min lexim

Tre punonjës të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Mësohet se punonjësit e paraburgimit me detyrë gardian si dhe i burgosuri janë ndjerë keq pak minuta pasi kanë konsumuar ushqim të përbashkët.

Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas bluzave të bardha, ata po mbahen nën mbikqyrje deri në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Ndërkohë policia ka nisur hetimin për rastin në fjalë. Ekspertët kanë marrë mostrat e ushqimit me qëllim zbulimin e origjinës së helmimit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull