Ad imageAd image

Ish ministri ngre alarmin: Mishi me salmonelë, kërcënim serioz

2 min lexim

Ish Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar lidhur më mishin që vinte nga Brazilin në të cilin u gjet prania e salmonelës dhe u bllokua ditën e djeshme.

Panariti e cilëson rastin shumë serioz dhe një kërcënim për shqiptarët dhe jo vetëm

Statusi i plotë:

- reklamë -
Ad imageAd image

“Bllokimi i nje ngarkese me mish importi nga Brazili per pranine e salmonelave, eshte jo vetëm parandalim i nje kercenimi shqiptar por edhe Evropian, i cili duhet marrë shumë seriozisht! Se pari, duhet njoftuar per këtë urgjentisht Autoriteti Evropian i Ushqimit. Shpresoj që Autoriteti yne i Ushqimit, duhet te kete gati nje raport teknik te hollesishem per serotipin e salmoneles, sasine e zbuluar per njesi te peshes dhe metoden e zbatuar. Se dyti, pjesa dermuese e stabilimenteve Braziliane te perpunimit te mishit, ndodhen tashme nen nje “embargo” te rrepte evropiane dhe nuk mund te eksportojne më ne Evrope. Shtrohet pyetja :A eshte thyer ne rastin shqiptar kjo embargo? Apo stabilimenti brazilian ka qene i licensuar per te eksportuar ne Bashkimin Evropian. Keto duam te dime!”

Ndërkohë ish-ministri i Bujqësisë, Panariti nuk ka bërë të ditur në reagimin e tij nëse në kohën kur drejtonte këtë ministri ka pasur raste apo tentativa të thyerjes së kësaj embargoje të mishit brazilian…

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull