Ad imageAd image

Biskotat e Rigit, një recetë e thjeshtë, e shijshme dhe shumë e shëndetshme

1 min lexim

Të gjithëve na pëlqen të ushqehemi shëndetshëm, por që të ushqehemi në mënyrë të tillë të gjithë mendojnë se duhet shumë kohë dhe shpenzime.

Receta e “Biskotave të Rigit” marrë nga websajti Jetoshëndetshëm është një recetë e cila mund të realizohet shumë thjeshtë dhe është shumë e shëndetshme, në qoftë se do ta krahasojmë me biskotat e tjera. Provojeni dhe do të ndiheni të kënaqur.

Cookiet e Rigit

- reklamë -
Ad imageAd image

Përbërësit:

2 vezë

1 gotë qumësht kokosi

½ filxhan vaj kokosi

1 lugë kanell/sheqer të zi (broën sugar )

Miell integral

Karrotë /Çokollatë varësisht nga shija juaj

Përgatitja:

Përzieni të gjithë  përbërësit në një tas derisa të  krijohet një masë jo shumë e lëngshme. Furra duhet ngrohur 10 min  para në temperaturë 300 gradë. Në tepsi vendosim letrën për pjekje dhe pastaj me lugë ose në kupa me forma hidheni. Lërini të piqen për 15 minuta dhe cookiet tuaja të shëndetshme janë gati. Shijojni! https://jetoshendetshem.wixsite.com/jetoshendetshem/blog/cookiet-e-rigit

Ndani këtë artikull