Ad imageAd image

Italiani “u mashtrua” nga shkodrani: U pagova për të transportuar pasaporta false por doli drogë

2 min lexim

Shtetasi italian që u kap mbrëmjen e së mërkurës në  portin e Durrësit në tentativë për të trafikuar marijuanë drejt Italisë do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë për 60-vjeçarin, Piero Mormina,  që u kap me 6 kg marijuanë në mjetin e tij tip “Fiat”.

Prokurori Dritan Prençi kërkoi ‘arrest me burg’ për akuzën ‘Trafik të lëndëve narkotike’, ndërsa avokati i të akuzuarit kërkoi masë me afat për klientin e tij deri ne daljen e ekspertizës kimike te lendes së dyshuar si marijuanë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Vetë Piero Mormina i kërkoi gjykatës të shmangë burgun për shkak te gjendjes shëndetësore.

Para trupës gjykuese ai ka mohuar të ketë pasur dijeni për lëndën narkotike që u gjet e fshehur poshtë prapakolpit të makinës në të cilën udhëtonte.

Sipas tij, ai kishte bërë biznes me një shkodran për transportuar një pako me pasaporta false.

Piero Mormina: Nuk kisha dijeni për drogën, kam ardhur në Shqipëri më 7 gusht dhe kam qëndruar në Shkodër. Atje kam takuar një person që më ka dhënë 1 mijë euro për të transportuar një pako me pasaporta false. E kam mësuar në portin e Durrësit që ishte lëndë narkotike. Nuk e njoh personin qe me futi pakon ne mjet.

Ndani këtë artikull