Facebook do të heqë informacionet e pavërteta për vaksinën Covid

Premte, 04 December 2020 09:52

 

Facebook-u do të fillojë të heqë pretendimet e sajuara lidhur me vaksinën kundër COVID-19 nga platforma e tij, njoftoi kjo kompani të enjten. Këto përpjekje ndërmerren në kuadër të një fushate për të luftuar përhapjen e dizinformimit lidhur me vaksinat.

“Kjo është një tjetër formë e zbatimit të politikës sonë për të luftuar dizinformimet lidhur me virusin,” tha Facebook-u përmes një postimi në blog.

 

Gjigandi i medias sociale tha se në javët e ardhshme do të fillojë të heqë informacionin që lidhet me vaksinat, por është diskredituar nga ekspertët e shëndetit publik.

Vendimi, i cili ndikon edhe tek informatat që ndahen përmes platformës Instagram, merret ndërkohë që po fillon vaksinimi me vaksinën e parë për parandalimin e COVID-19.

Britania mund të fillojë vaksinimin brenda disa ditësh, pasi u bë vendi i parë që i jep miratim emergjent vaksinës së prodhuar nga kompania amerikane Pfizer dhe firma gjermane BioNTech.

Facebook-u ka marrë hapa të ngjashëm gjatë muajve të fundit. Që nga marsi deri në tetor, kjo kompani ka hequr 12 milionë postime me deklarata të pavërtetuara lidhur me koronavirusin. Ndër to ishte edhe një videoklip i postuar nga Presidenti Trump ku thuhej se fëmijët janë “praktikisht imunë” nga koronavirusi.

Facebook-u ka ndaluar gjithashtu reklamat që u bëjnë thirrje njerëzve të mos vaksinohen dhe ka shpërndarë artikuj nga ekspertë që u kundërvihen dizinformatave lidhur me COVID-19./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Politikë

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar...

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

Politikë

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

  Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga protesta e mbrëmjes së sotme ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Berisha tha se...

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

Politikë

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

  43-vjeçari Mirdaim Axhami ka përfunduar i arrestuar në Tiranë. Ai dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij, pedagogen Liljana Billa (Elmazi).  Ngjarja, siç njofton policia, ka ndodhur për shkak të...