Ad imageAd image

Kartela e drogës, 12 oficer policie të vrarë brenda një jave

1 min lexim

Brenda harkut kohor të një jave në shtetin Meksikan të Guanajuato kanë mbetur të vrarë 12 oficerë policie.

Njëra prej tyre është dhe Maria Sonia Arellano e cila ishte marrë peng sëbashku me bashkëshortin dhe djalin e sa nga kartela Jalisco Nueva Generacion.

Ata lanë të lirë babain dhe fëmijën ndërsa Marian e vranë vetëm pak ditë më pas dhe e hodhën trupin e saj në rrugë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pranë saj ishin shkruar inicialet CJNG të cilat vërtetojnë autorësinë e grupit kriminal.

Kjo ngjarje tronditi të gjithë Meksikën, ku shumë qytetarë reaguan ashpër në rrjetet e tyre sociale.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull