Ad imageAd image

Koncert festiv për banorët e prekur nga tërmeti në Bubq, ndahen lodra për fëmijët

1 min lexim

Është atmosferë festash, pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve.

Këtë atmosferë Qendra e Vullnetarëve në Bubq është përjekur ta përcjellë edhe për familjet e prekura nga tërmeti, me fokus të veçantë fëmijët.

Aulon Kalaja, që drejton edhe punën në Qendrën Vullnetare, një nismë kjo e aktorit Bes Kallaku, këtë të shtunë kishte menduar të përcillte gëzim te fëmijët me këngë e valle.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjithçka e mori në dorë Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Albanopolis”nga Fushë Kruja.

Qendra Vullnetare shpërndau edhe lodra për fëmijë.

Ndërkohë vijon furnizimi me ushqime i banorëve për tu lehtësuar sadopak situatën në këto ditë të ftohta.

/Ora News.tv/

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull