Ad imageAd image

Krim brenda familjes, burri vret gruan me mjete të forta

1 min lexim

Krimi në familje vijon të jetë prezent në shoqërinë tonë. Ngjarja e fundit është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit kur një burrë ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij pas një konflikti të çastit.

 

Ngjarja është shënuar në lagjen numër 15 në periferi të Durrësit, kur Ç.Sh. 42 vjeç ka vrarë me mjete të forta gruan e tij Ana Shaholli. Ajo është dërguar në spital nga vetë bashkëshorti, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policise:

- reklamë -
Ad imageAd image

Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën  e Spitalit Rajonal Durrës  ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndani këtë artikull