Ad imageAd image

Kombëtarja U21 barazon në frymën e fundit

1 min lexim

Është zhvilluar sot në “Elbasan Arena” ndeshje e dytë miqësore në harkun kohor të 3 ditëve mes Shqipërisë U-21 dhe Bjellorusisë U-21.

 

Kuqezinjtë e drejtuar nga Bushi kanë barazuar me rezultatin 1-1. Të parët në avantazh kaluan miqtë, ekzaktësisht që në minutën e 3-t me autor Bakhar.

Në minutën e 5i-t Bjellorusia mbeti me 10 lojtarë pasi Shibur u ndëshkua me karton të kuq. Kuqezinjtë të cilët tentuan përgjatë gjithë lojës barazimin arritën ta gjenin vetëm në minutat e fundit, me autor portierin Selmani i cili u shndërrua në hero.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull