Ad imageAd image

Meta për Gaqo Çakon: Humbën një mjeshtër të përsosur

1 min lexim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpreh trishtimin dhe keqardhjen për ndarjen nga jeta të tenorit dhe këngëtarit lirik të mirënjohur shqiptar, Gaqo Çako.

Presidenti Meta u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve dhe të afërmve të mjeshtrit të skenës lirike, tenorit dhe intepretuesit të këngës lirike shqiptare, i cili për tri dekada mori pjesë dhe interpretoi mjeshtërisht, duke fituar e duke u nderuar me çmime në skenat e Festivaleve të Këngës së Radio Televizionit Publik Shqiptar.

“Nderi i Kombit tonë, mjeshtri i përsosur Gaqo Çako ka lënë gjurmë të pashlyeshme në intepretimet e operave në skenat shqiptare e botërore si dhe ato të këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, me ndarjen e tij nga jeta po le një boshllëk të madh artistik e shpirtëror ne trashëgiminë tonë artistike dhe në mes të bashkësisë së artistëve, kolegëve dhe të artashësve shqiptarë, kudo ku ndodhen.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në këto çaste hidhërimi të pamatë, gjendem shpirtërisht pranë familjarëve, të afërmve dhe kolegëve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit Gaqo Çako!

I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e tij artistike dhe iu prehtë shpirti në paqe!

Ndani këtë artikull