Ad imageAd image

Në Kukës të gjithë veshin xhupat

1 min lexim

Banorët kanë veshur xhupat. Kurse rrugët dhe sheshet janë boshatisur nga i ftohti.

Dimri në Kukës erdhi parakohe. Pas stuhisë, temperaturat ranë në 11 gradë celsius. Po hyjmë në muajin e dytë të vjeshtës e kjo periudhë po shënon rekordin e radhës për mungesë të reshjeve. Nuk mbahet mend hera e fundit me reshje shiu.

Kjo për pasojë ka sjelle edhe pakësimin e burimeve ujore e rrjedhimisht edhe në uljen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Fierza vijon punën me kapacitet të plotë të prodhimit të energjisë, por parashikimi i mot nuk jep shpresë për reshje të paktën edhe për disa ditë./abcnews.al

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull