Ad imageAd image

Foto/ E frikshme, një ciklon i fuqishëm pritet të godasë Greqinë

1 min lexim

Greqia pritet të goditet nga një tjetër fatkeqësi, por ndryshe nga zjarri kjo do të jetë natyrore. Siç shkruan meteo.gr, shërbimet meterologjike paralajmërojnë shpërthimin e një cikloni mesdhetar, i cili pritet të godasë vendin nga perëndimi.

Sipas parashikimeve, të premten e kësaj jave do të krijojë një barometër shumë të thellë në jugperëndim të Peloponezit, i cili gradualisht do të marrë karakteristikat tropikale, duke përkeqësuar motin në jug dhe jugperëndim të Greqisë.

Zona e Peloponezit, Evia dhe Kreta konsiderohet të jenë rajonet që do të përballen me fenomenet më intensive dhe të rrezikshme të motit gjatë fundjavës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ky sistem tropikal do të vazhdojë të ndikojë në territorin grek dhe të hënën e javës që vjen do të përforcohet me stuhi të forta shiu, breshëri dhe erëra. Mëngjesin e së hënës pritet të godasë cikloni mesdhetar.

Ndani këtë artikull