Ad imageAd image

Paketa antishpifje, Abilekaj: Akt tinzar, Vokshi: Jo transparent!

1 min lexim

Paketa antishpifje e miratuar nga qeveria ka sjellë reagime nga ana e gazetarëve dhe opozitës. Të ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, gazetari Enton Abilekaj dhe ish-deputetja Albana Vokshi dhanë mendimet e tyre për këtë paketë.

Abilekaj tha se akti është tinzar dhe u miratua në mënyrë të fshehtë.

Abilekaj: Megjithë këtë presion të mediave, megjithë idenë e vetërregullimit që është hedhur në mediat shqiptare qeveria është e vendosur të shkojë drejt ligjit për shpifjen. Dje vendosi ta bëjë këtë në një akt tinzar, në fshehtësi, hajdutçe.

- reklamë -
Ad imageAd image

Për Albana Vokshin ky draft nuk është transparent, pasi nuk ka asnjë informacion.

Vokshi: Nuk ka vajtur as në faqen e kryeministrisë, nuk ka vajtur as në parlament. Di që i janë drejtuar këshillit të ministrave qoftë zyrtarisht apo jo zyrtarisht gazetarë apo shoqata të tjera që duan të dinë pak më shumë rreth kësaj paketës anti shpifje. Është refuzuar dhënia e informacionit. Ka një mungesë totale informacioni, askush nuk di cili është drafti që ka kaluar në qeveri. Unë e kam analizuar, kemi bërë edhe tryeza

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull