Ad imageAd image

Parashikimi i motit për këtë të shtunë në Shqipëri

1 min lexim

Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbeten deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë.
Pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Më të dukshme paraqiten në Ekstremin Verior dhe përgjatë kufirit Lindor, por pa rrezikuar reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ditore nga -6°C në zonat malore deri në 12°C bregdeti.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull