Ad imageAd image

Përplasen dy makina në Shkodër, njëra përfundon jashtë rrugës

1 min lexim

Dy drejtues mjetesh kanë marrë lëndime si pasojë e përplasjes së dy mjeteve. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Shkodër-Han i Hotit.

Sipas policisë dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, duke bërë që një nga makinat të përfundojë jashtë rrugës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia dhe lagështira në rrugë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull