Ad imageAd image

Pezullohet Rovena Gashi

1 min lexim

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka vendosur pezullimin nga detyra të prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, Rovena Gashi.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se pezullimi i Gashi u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të Rovena Gashi

Gashi është marrë e pandehur pasi akuzohet për ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Ndani këtë artikull