Ad imageAd image

Shkodër, Bashkia angazhohet për më shumë parqe dhe mjedise të pastërta

1 min lexim

24 maji shënon ditën ndërkombëtare të parqeve. Shkodra, me gjithë hapat që ka ndërmarrë ende ka akoma për të bërë për ambjente relaksuese dhe çlodhese. Qytetarët më së shumti këtë e ndjejnë tek fëmijët, pasi për të plotësuar dëshirat e tyre argëtuese, ata thonë se detyrohen t’i dërgojne ne lokale, ku ka lojra.  Dje, në një prononcim për mediat, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Parqeve, nënkryetari i Bashkisë Shkodër, z. Dritan Meta, së bashku me zv/ministren e Turizmit dhe Mjedit, znj. Ornela Çuçi, folën mbi rëndësinë e mbrotjes së mjedisit.  Ndërkohë z Meta ka listuar vendet e ndërhyjes që Bashkia Shkodër me bashkëpunëtorët ka bërë. Ai theksoi peshën specifike që ka ndërgjegjësimi dhe trajtimi i mjedisit me kujdes të veçantë edhe nga vetë qytetarët.

Dita Evropiane e Parqeve u promovua për herë të parë në vitin 1999, me qëllim rritjen e profilit të zonave të mbrojtura evropiane dhe gjenerimin e mbështetjes publike për qëllimet dhe punët e tyre. Kjo ditë festohet veçanërisht në qytetet e mëdha të Evropës, ku parqet shërbejnë si “mushkëritë e qytetit” si pasojë e përqëndrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës.

Ndani këtë artikull