Ad imageAd image

“Po ikën elita e vendit”, eksperti: Studentët më të mirë ikin nga Shqipëria, 94 për qind e tyre nuk duan të kthehen, sepse…

3 min lexim

 

Profesori Ilir Gëdeshi nga Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Shoqërore, duke folur për emigrimin e shqiptarëve, deklaroi se migrimi po merr trajtën e “ikjes së trurit” nga vendi.

Gërdeshi tha se po ikin nga Shqipëria studentët më të mirë dhe më e keqja është se ata nuk duan të kthehen më në masë të madhe. Ai shton se kjo ndodh, për shkak se ata nuk shikojnë përmirësim të gjendjes në vendlindje.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

 

“Nga Shqipëria po ikin edhe të arsimuarit. Emigrimi po merr trajtën e “ikjes së trurit”. Vendet para dhe pas Shqipërisë janë të Afrikës ose të Azisë. Fenomeni sa vjen e po bëhet më shqetësues. Shqipëria ka 18 mijë studentë jashtë.

Po ikin fëmijët e elitës intelektuale të vendit. Rreth 94 për qind e studentëve jashtë duan të qëndrojnë në vendin ku studiojnë dhe mos kthehen më. Kjo është diçka e rëndë për vendin. Kjo ndodh, sepse studentët nuk shohin të ardhme apo përmirësim të gjendjes në Shqipëri. Po emigron rinia, që është edhe perspektiva e vendit”, tha Gërdeshi.

Deklarata e plotë e profesor Ilir Gëdeshi

Niveli i emigrimit në Shqipëri është mjaft i lartë dhe sipas BB dhe intitucioneve të tjera ndërkombëtare, renditet ndër vendet e para të botës me % e emigrantëve në krahasim me popullsinë që është në vend, rezidente.

Sipas INSTAT, aktualisht emigrantë shqiptarë 1.7 milionë kundrejt një popullsie zyrtare prej 2.8 milionë, pra 56% e popullsisë aktuale është në emigrim.

 

Shqetësuese nuk është fakti tek numri, por edhe cilësia e flukseve të emigracionit shqiptar. Migrimi potencial, nga mosha 18 e sipër, vëmë re që arrin kulmi emigrimi potencial midis 18 dhe 28 vjec

 

Për popullsinë nga 18 deri në 40 vjec, popullsia më aktive, emigrimi potencial vlerësohet në 52 % kundrejt 44% në 2007. Kemi një rritje prej 8% sa i përket migrimit potencial.

Ka ndryshuar shpërndarja gjeografike e emigrantëve shqiptarë, në rast se më përpara vendet kryesore të emigracionit ka qenë Greqia e Italia, tani Gjermania e SHBA, ky ndryshim ka ndodhur pas krizës ekonomike globale. Kemi rritje të konsiderueshme të emigrantëve që duan të shkojnë në Gjermani ka një rritje prej 17 %

Mbizotëron faktori ekonomik i emigrimit. Janë rritur faktorët për të financuar arsimimin e fëmijëve, dhe një faktor tjetër shqetësues është se 11% e popullsisë vlerëson se në Shqipëri nuk ka të ardhme, në krahasim me 3% në 2007 , kjo shpjegon edhe migrimin e rinisë

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull