Ad imageAd image

Pranga “Bosit” të Shijakut dhe ka 5 anëtarëve të tjerë të grupit

1 min lexim

Policia e Shtetit ka nisur operacione masive antidrogë në të gjithë vendin mbrëmjen e sotme Në pranga ka rënë Flamur Avdyli, i njohur si “bosi i Shijakut”. Avdyli është arrestuar nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Flamur Avdyli është pronar i një hoteli në Gjermani, një hoteli në Shqipëri dhe disa bizneseve të tjera.

Operacioni policor i zhvilluar këtë pasdite në zonën e Shijakut ku u arrestua Flamur Avdyli, ka zbuluar edhe emrat e tjerë të personave të ndaluar. Sipas Policisë të ndaluar janë Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Shkëlqim Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkëlqim Gjipali.

- reklamë -
Ad imageAd image

Deri më tani nga operacioni i cili është shtrirë në Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë, janë shoqëruar 10 persona. Flamur Avdyli njihej si një njeri i fuqishëm në zonën e Shijakut.

Ai ka në pronësi disa biznese në këtë zonë si edhe një hotel në Gjermani. Avdyli akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull