Ad imageAd image

Procedimi i protestuesve, reagon ashpër Basha

1 min lexim

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se ka proceduar penalisht këngëtarin Robert Aliaj, si dhe pedagogun e njohur Edmond Tupen si dhe disa studentë për protestën e tyre.

Lidhur me këtë denoncim ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Kapen duke vjedhur dhe pastruar 30 milionë euro, por as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht. Ngritën zërin kundër qeverisë, të drejtë të cilën ua ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta dhe ka filluar procedimi penal për 25 qytetarë të lirë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës në duar të krimit, por që do të shembet përpara vullnetit të njerëzve.”, shkruan Basha.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull