Ad imageAd image

Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në Dibër e Kukës

1 min lexim

Paraditen e sotme kanë nisur reshjet e dendura të dëborë në veri dhe verlindje të vendit.

Më të shumta kanë qenë ato në Dibër, Kukës, Korçë e Tropojë, duke shkaktuar jo pak probleme me qarkullimin e mjeteve sidomos në fshatrat e thellë të Dibrit dhe Kukësit.

Aksi rrugor Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi për shkak të reshjeve të dëborës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Moti në ditët në vijim pritet të jetë i ftohtë me temperaturat që mund të shkojnë disa gradë nën zero në veri, verilindje, juglindje e pjesën qendrore të vendit. Shoferët porositen të tregojnë kujdes dhe të përdorin zinxhirët.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull