Ad imageAd image

S’ndalet qeveria, 2,5 miliard lekë për automjete, diku limuzinë e diku fuoristrada superluksoze!

2 min lexim

Departamenti Antikorrupson në PD ka denoncuar faktin se institucionet e administratës shtetërore po i bëjnë paratë publike, të mbledhura nga taksat e shqiptarëve rrush e kumbulla, po i përdorin për rehatinë e tyre, në rikonstruksione zyrash, apo dhe blerje makinash.  Në statusin më të fundit në FB ku departament denoncon faktin e përdorimit të parasë publike nga institucionet për të blerë makina, madje superluksoze.

Ja denoncimi i Departamentit Antikorrupsion të PD në FB

Kjo qeveri, do të mbahet mend për drogën, mafie-shtetin, PPP-të, rilindjen urbane-fasadë, shpenzimet e luksit me vlera olimpike e, nga ana tjetër, mjerimi e thika n’asht për popullin, depresioni shoqëror, largimi masiv nga vendi, bankat e shkollës.

- reklamë -
Ad imageAd image

1 automjet sedan limuzinë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 88 milion lekë

1 automjet për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, me vlerë 100 milion lekë

37 automjete vetura për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 500 milion lekë ose 1 copë 13.5 milion lekë

1 fuoristradë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 44.4 milion lekë

14 fuoristarda për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 361 milion lekë ose 1 copë 26 milion lekë

1 autoveturë për Komisioneret Publikë, me vlerë 21 milion lekë

1 autoveturë për Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, me vlerë 30 milion lekë

1 automjet për Qendrën Kombëtare të Biznesit, me vlerë 25 milion lekë

1 fuoristradë për Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, me vlerë 25 milion lekë

1 automjet 8 + 1 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 27 milion lekë

1 automjeti për transport materialesh + personash (i vogël) 4+1 vende për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 20 milion lekë

1 fuoristradë për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, me vlere 27 milion lek

1 automjet për SHÇBA, me vlerë 20 milion leke

Blerje 1 automjet për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, me vlerë 39 milion leke

Blerje 12 automjete frigoriferike për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlere 375 lekë ose 1 copë 31.3 milion lekë

DEP.jpg

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull