Ad imageAd image

Si mashtroi ministria për ekspertizën e Enea Ftoit, familjarët kërkojnë zhvarrim

1 min lexim

Pas deklaratës së kreut të SHÇBA-së se vdekja e Enea Ftoit nuk ishte shkaktuar nga dhuna, vjen reagimi nga familjarët e viktimës. 27-vjeçari, baba i tre fëmijëve, ndërroi jetë në rrethana të paqarta në ambientet e komisariat të Korçës.

Familjarët e Enea Ftoit, shprehen se nuk janë në dijeni të këtij rezultati që dha ekspertiza.

“Nuk kemi dijeni per rezultatet e ekspertizës. Nga mediat mesuam, qe policia thote, se vdekja e Eneas ishte natyrore dhe nuk eshte ushtruar dhune nga policia. Enea vdiq ne Komisariat nga dhuna e policise. E rrahen edhe kur e shoqeruan edhe ne ambientet e Komisariatit. Policia fshehu dhunen ndaj Enea Ftoit”, thanë prindërit e viktimës. Enea kishte shenja dhune ne trup dhe fytyre dhe krahun e kishte te thyer. Kerkojme zhvarrosjen e trupit dhe riekspertim. Jemi te bindur qe vdiq nga dhuna e policise. Nese nuk zbardhet e verteta, do bejme vetëgjyqësi”, thanë prindërit.

Ndani këtë artikull