Ad imageAd image

Zhduket i riu shqiptar në Britani prej 20 ditësh, policia kërkon ndihmë (foto)

1 min lexim

Një adoleshent shqiptar rezulton i zhdukur prej afro 20 ditësh në Britani. Mediat vendase raportojnë se adoleshenti që është denoncuar si i humbur është Eduart Deda, 16 vjeç.

Ai është parë për herë të fundit në banesën e tij në Worthing në 29 maj, ora 21:30. Nuk dihet ende nëse shqiptari është me dokumente të rregullta apo ka hyrë ilegalisht në Britani.

“16-vjeçari është i gjatë 1.72 m, i dobët dhe ka një shenjë në dorën e tij të majtë. Ai flet anglishten me dialekt, dhe kishte veshur një xhaketë të zezë me zinxhir, bluzë të bardhë e xhinse”- thuhet ndër të tjera nga policia britanike.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia britanike kërkon ndihmë për këdo që ka informacion për 16-vjecarin të kontaktojë në numrat e telefonit të policisë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull