Ad imageAd image

“Situata e medias në Shqipëri po aq e rëndë sa në Rusi”

1 min lexim

 

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Evropiane të Shtypit u shpreh se situata e lirisë mediatike në vendin tonë është po aq e rëndë sa në Rusi.

Kusari: Shqipëria është një ndër vendet me prioritet me të cilën kalojmë shumë kohë në monitorim. Kjo pasi situata është po aq e rënduar sa është në Rusi. Historitë që dëgjova më herët janë shumë të ngjashme me atë që ndodh në Rusi.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Po frikësohen gazetarët edhe për postimet që kanë bërë në Facebook. Aktivizimi i forcave policore do të bëhej nëse ka thirrje për dhunë, ose nëse ka një rrezik të menjëhershëm. Çdo rast tjetër, ku nuk ka kërcënim dhe thirrje për dhunë, është cenim i lirisë së shprehjes.

Nëse kryeministri i një vendi ushtron dhunë psikike ndaj gazetarëve dhe i dhunon e intimidon ata, sigurisht që këtë do të bëjnë edhe forcat e policisë të cilët mund edhe t’i indimidojnë

Ndani këtë artikull