Ad imageAd image

Stilistit të famshëm shqiptar i djegin makinën, “kërcënimi” i dytë (foto)

1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit më saktësisht pas orës 03.00 në qytetin e Shkupit ku persona të paidentifikuar i kanë djegur automjetin stilistit të njohur shqiptarë, Armend Ramadani.

Ishin fqinjët ata që e lajmëruan Ramadanin mbi djegien e veturës të tipit Opel Jeep Antara e cila nga fotot të cilat i kemi siguruar është në gjendje të papërdorshme sepse është djegur e tëra.

Edhe pse të lënduar në këtë rast nuk ka, dëmi material shkon në një vlerë të madhe. Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që persona të panjohur tentojnë të dëmtojnë Ramadanin pasi dy muaj më parë po ashtu persona ende të paidentifikuar kanë tentuar që t’i djegin dyqanin e tij.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndonëse policia është duke bërë hetimet mbi këtë rast, vet stilisti i njohur kërkon nga autoritetet kompetente të zbardhin rastin sepse nuk dihet se çfarë mund të ndodhë herën e tretë pas dyqanit dhe veturës.

“Ne jemi artistë e jemi punëtorë në shërbim të qytetarëve, shtetit i paguajmë tatimet dhe andaj kërkoj që të zbardhet rasti sa më shpejtë”, ka deklaruar Ramadani për Zhurnal.mk

stilisti

Ndani këtë artikull