Ad imageAd image

Tragjike në Elbasan, shokët qëllojnë me armë punonjësin e pyjeve

1 min lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Një 36-vjeçar është qëlluar me armë gjahu gjatë mesnatës. Si pasojë ka humbur jetën.

Policia bën me dije se viktima është Ardi Bodurri, punonjës shërbimit pyjor në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjekës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Bodurri është qëlluar aksidentalisht nga shokët e tij teksa kishin dalë për gjah.

- reklamë -
Ad imageAd image

I riu ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë janë shoqëruar në komisariat dy personat që ishin me 36-vjeçarin

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull