Ad imageAd image

Stresi përfundon në polici

1 min lexim

Me sa duket telashe dhe problemet për reperin reperin Stresi nuk kanë të sosur. Mësohet se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme reperi është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë për arsye që ende të paqarta.

Policia e Tiranës e ka shoqëruan në polici Arkimed Lushajn së bashku me disa të rinj të tjerë, pasi në lokalin ku qëndronin janë gjetur disa doza lënde narkotike kokainë.

PROBLEMET E STRESIT ME POLICINE

- reklamë -
Ad imageAd image

Kujtojmë se kohë më parë, Arkimed Lushaj, djali i Sali Lushajt, ish-truproja i Sali Berishës, është arratisur nga ambientet e Komisariatit Nr.3 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku ishte ndalur për shkak të mungesës së dokumentacionit në makinë.

Ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim, Stresi jo vetëm që nuk është munduar të fshihet por është përfshirë në një incident më Leonard Bombajn. Ky i fundit ishte duke ndjekur një aktivitet në Tiranë, në rrugën “4 Dëshmorët” kur Stresi e ka sulmuar atë me fjalë fyese dhe i ka hedhur një kovë me ujë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull