Ad imageAd image

Gjukanoviç: Serbia e sotme nuk vendos për Kosovën

2 min lexim

Kandidati për president në Mal të Zi, Milo Gjukanoviç tha se Serbia nuk vendos më për Kosovën. Gjithashtu nënvizoi se Beogradi nuk mund ta rikthejë më Prishtinën nën kontrollin e saj dhe mendimi se kjo mund të ndodhë është humbje kohe.

Lideri i Partisë Demokratike Socialiste në pushtet në Mal të Zi dhe një kohësisht kandidat për zgjedhjet presidenciale, Milo Gjukanoviç gjatë një eventi tha se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politikën e gabuar në të kaluarën dhe me konfliktin e pamenduar me NATO-n në vitin 1999. Ai sqaroi se Mali i Zi nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës jo për shkak të presionit nga Perëndimi, por për shkak të bindjes se e vërteta duhet parë në sy dhe kështu të kontribuojë në stabilitetin e rajonit.

“Serbia e sotme nuk vendos për Kosovën, ajo vetëm ka marrë faturën për disfatën e pësuar më herët”, ka vlerësuar Gjukanoviç. Ai ka shtuar se sipas pikëpamjes së Malit të Zi, realiteti i Kosovës është i pandryshueshëm. “Gjithkush që sot premton se ata janë fuqizuar dhe janë në gjendje të ndryshojnë realitetin e kundërt për Serbinë, thjeshtë humbasin kohën e qytetarëve të Serbisë”, tha Gjukanoviç.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kandidati presidencial ka shtuar se Mali i Zi nuk do të kishte qenë mike më e madhe e Serbisë nëse, në kundërshtim me pikëpamjen e vet, do ta ushqente atë iluzion. Ai ka thënë se serbët në Mal të Zi kanë po ato të drejta që kanë popujt tjerë në këtë vend.

Ndërkohë, Milo Gjukanoviq, ish-kryeministër dhe ish-president është kandidat për zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi që zhvillohen më 15 prill. Ai garon sëbashku me 6 kandidatë të tjerë. /abcnews.al/

Ndani këtë artikull