Ad imageAd image

Tjetër sasi e madhe kanabisi shkon në Greqi nga Shqipëria

1 min lexim

Kapen rreth 264 kg marijuane ne Aleksandroupoli, Greqi. Droga qe dyshohet se vinte nga Shqipëria, u gjet e fshehur ne shkurre ne nje zonje bujqesore, e ndare ne 8 canta qe permbanin 200 pako me 263 kg 840 gram marijuane.

Policia mbajti ne vezhgim zonen dhe arriti te arrestoje nje 76-vjecar grek qe shkoi tek vendi ku ishte fshehur droga. Policia greke vijon hetimet per rastin ne fjale, raportojnë mediat lokale.

Prej fillimit te vitit e deri sot, ne Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janine, Athine, Selanik, Arte, Kostur, Grevena e Follorine, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7 ton marijuane qe vinte nga Shqiperia.

- reklamë -
Ad imageAd image

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull