Ad imageAd image

Rexhinaldo e nis si titullar për Kukësin, ja si luan Torpedo

1 Min Read

Pas pak në stadiumin “Mikheil Meski” të qytetit të Tbilisit në Gjeorgji do të luhet ndeshja e parë e turit të 3 të “Europa League” mes Torpedo Kuitasit dhe Kukësit.

Kukësi do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv në transfertë për ta pasur më të thjeshtë një javë më pas në ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi”.

Nga minuta e parë për ekipin e drejtuar nga Cungu do të luajë sulmuesi Rexhinaldo, i cili vetëm sot në mëngjes është bashkuar me ekipin pas 2 ditësh i bllokuar në aeroport për shkak të vizës që nuk jepej nga shteti Gjeorgjian. Ndërkohë Torpedo ka zgjedhur të zbresë në fushë me formacionin 4-3-3.

- reklamë -
Ad imageAd image

19:00 | Torpedo Kutaisi-Kukësi

FORMACIONET

Torpedo Kutaisi: Kvaskvadze, Tsintsadze, Kukianidze, Azatski, Gegetçkori, Dolidze, Kimadze, Marin, Hlinka, Kobakidze, Lacni.

Trajner: Kakhaber Çketiani

Kukësi: Frashëri, Hoxha, Shameti, Qaqi, Rrumbullaku, Çyrbja, Dzaria, Musolli, Kordeiro, Rexhinaldo, Harba.

Share This Article