Ad imageAd image

Trump paralajmëron: Kina mund të përballet me pasoja nëse e ka lejuar me vetëdije përhapjen e koronavirusit

1 min lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar Kinën se mund të përballet me pasoja, nëse ishte “me vetëdije përgjegjëse” për përhapjen e koronavirusit.

“Mund të ndalej në Kinë para se të niste përhapja, e gjithë bota po vuan për shkak të kësaj”, tha Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump dhe disa zyrtarë të lartë amerikanë kanë akuzuar Kinën për mungesë të transparencës pas shpërthimit të virusit në Wuhan.

- reklamë -
Ad imageAd image
 

Këtë javë, Trump kishte pezulluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë pas akuzave për keqmenaxhim dhe fshehje të situatës në Kinë.

SHBA-ja dhe Kina janë përplasur për virusin ndërsa Trump ka fajësuar presidentin Xi Jinping për mosndërhyrje. Trump e ka quajtur “virus kinez” përhapjen e koronavirusit të ri në botë.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të njerëzve të prekur me koronavirus, me mbi 711,000 njerëz të infektuar dhe me mbi 37,000 të vdekur.

Ndani këtë artikull