Ad imageAd image

U godit pasi la shërbimin, kush është polici që u aksidentua sot në Kakavijë

2 min lexim

Mëngjesin e sotëm mbeti i plagosur pasi u përplas nga një mjet efektivi i policisë në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër Shkëlqim Lile. Aksidenti ndodhi sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në këmbë.

Gjendja e tij tashmë paraqitet jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka marrë dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe në trup.

 Ndërkohë që është bërë e mundur dhe ndalimi i drejtuesit të mjetit që përplasi Lilen, ai është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

- reklamë -
Ad imageAd image

Njoftimi i Policisë:

Njoftohemi se në aksin rrugor  Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Kakavijes”, automjeti  me targa AA 265 AL, i drejtuar nga shtetasi A. Kusho, 40 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur këmbësorin, efektiv i Policisë në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, i cili në momentin e aksidentit ishte me shërbim, Inspektor Sh.L, 44 vjeç.

Punonjësi i Policisë  është transportuar në spitalin rajonal “Omer Nishani” ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vëndngjarje kanë shkuar  shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull