Ad imageAd image

Urdhri i Infermierëve: Në shumë farmaci punojnë persona pa “lidhje” me profesionin

1 min lexim

Nëse ju duhet të blini medikamente në orët e vona të pasdites apo në fundjavë, bëni kujdes! Në farmacitë ku drejtoheni, shpesh ata që ofrojnë këtë shërbim nuk janë farmacistë. Urdhri i farmacistit ngre me shqetësim këtë fenomen, pasi ka konstatuar disa raste në Tiranë dhe nëpër rrethe.

Dëfrim Goma, sekretar i përgjithshëm i Urdhrit të Farmacistëve Shqiptar, tha se ka ndodhur që në orët e pasdites ose në fundjavë, në farmaci shërbejnë bashkëshorti ose studente.

Heqja e disa kritereve për të hapur farmaci në ligjin e shërbimit farmaceutik iu lë vend këtyre abuzimeve që në fakt rriskojnë seriozisht shëndetin e pacientit

- reklamë -
Ad imageAd image

“Sot farmaci hap kushdo. Mjafton të punësohet një drejtues teknik”, tha ai.

Urdhri i farmacisteve kërkon që këto shkelje të ligjit të konsiderohen shkelje penale dhe drejtuesi teknik, i cili ka përgjegjësi për këto shkelje, të ndiqet penalisht. Nga ana tjetër, Urdhri u kërkon qytetarëve që kur drejtohen në farmaci, duhet t’i kërkojnë farmacistit dokumentin që vërteton që ai është farmacist dhe mund ta ushtrojë këtë profesion.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull