Ad imageAd image

Masakroi shqiptarin, flet pronari i banesës ku jetonte e moshuara

1 min lexim

Pronari i banesës në të cilën ka jetuar 75-vjeçarja e akuzuar për vrasjen me thikë të 7-vjeçarit kosovar në Basel, ka folur rreth qiramarrëses së tij, për të cilën dihet shumë pak.

E vetmja gjë që i kishte bërë përshtypje lidhur me të moshuarën ishte fakti se Policia dhe Prokuroria shkonte të paktën 2 ose 3 herë në banesën e saj.

“Ajo ka jetuar e vetme dhe ka bërë një jetë modeste. Gjithmonë ka paguar qiranë me rregull, nuk ka përdorur lëndë narkotike, dhe nuk ka qenë alkooliste”, është shprehur ai.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai ndër të tjera bën me dije se e moshuara zvicerane kurrë nuk ka qenë në burg ose në psikiatri.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull