Ad imageAd image

Video dhe foto/ Qytetarët pro kuksianëve, presin Mogerinin me protesta

2 min lexim

Frederica Mogherini, është pritur me pankarta nga dhjetra protestues teksa ishte duke mbërritur në kryeministri. Pankartat ishin të dizajnuara si pranga në duart e tyre, ndërsa kishte të stampuar orarin e kamerave të sigurisë që tregonin për arrestimin e një prej kuksianëve që protestuan në “Rrugën e Kombit”.

Të rinjtë protestues kërkonin të bënin apel për ndërkombëtarët.

“Hej! Zonja Mogherini! Nuk mund ta fusni Shqipërinë në BE, nëse qeveria e heq Kukësin nga Shqipëria”; “Hej, Zonja Mogherini! BE njeh forcën e ligjit, ne njohim forcën e policit!” ishin disa prej thirrjeve të tyre për zyrtaren e BE-së e cila ndodhej në Kryeministri për një takim me kryeministrin Edi Rama pas marrjes së rekomandimit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Një prej tyre Irel Elezi  tregoi se po proteston kundër arrestimeve të paligjshme të 23 kuksianëve, 11 prej të cilëve janë ende në qeli.

“Kjo është shprehje e lirë e individit. Protestojmë sepse shteti jonë policor, regjimi policor ka hyrë në shtëpinë e 25 familjeve kuksiane duke terrorizuar, gra, vajza, motra, fëmijë në orën 3 të mëngjesit, ndryshe nga sa thuhet në letrat e prokurorisë në 10 të mëngjesit. Nuk besoj se është dëshira e policëve. Jemi në protestë për arrestimet e paligjshme. Të gjithë ata që janë arrestuar dhe që ndodhen në burg janë familjarët e mi”, tha Irel Elezi.

“Synojmë të sensibilizojmë opinionin ndërkombëtar për arrestimet. Po bëhet reforma në drejtësi, se kuptoj ku e gjejnë guximin që bëjnë këto veprime”, u shpreh ai.

Ndani këtë artikull