Ad imageAd image

Vrasja e Mario Majollarit/ Gjykata lë në burg autorin e dyshuar, Kastriot Gjuzin

1 min lexim

Është dhënë paraditen e sotme masa e sigurisë për autorin e dyshuar si vrasës të Mario Majollarit. Gjykata ka vendosur arrest me burg për shtetasin Kastriot Gjuzi.

 

Gjuzi u arrestua 3 ditë më parë në Kosovë. Sipas policisë, ai ka tentuar të largohet malit për në shtetin fqinj, por është pikasur nga policët kufitare afër Vërmicës.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjuzi ka mohuar kategorikisht akuzat për vrasjen me armë të të riut në Tiranë, ndërsa theksoi se, në lagjen e këtij të fundit kishte shkuar pasi aty kishte vjehrrën.

 

Mario Majollari u vra më 10 prill, në një pritë poshtë shtëpisë. Dyshimet e para ishin pikërisht për hakmarrje, pasi i ati i 28-vjeçarit, Avni Majollari vuan dënimin me burgim të përjetshëm për dy vrasje në vitin 2001.

 

Kastriot Gjuzi është vëllai i njërit prej viktimave të vrasjes.

 

Vetë Mario kishte kërkuar azil në Suedi, por i ishte refuzuar. Mediat suedeze shkruan për 28-vjeçarin.

Ndani këtë artikull