Ad imageAd image

Vrasje e dyfishtë, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për shkodranin

1 min lexim

Prokuroria kërkon burg për jetë për shtetasin Miklovan Parubi, autor i vrasjes së dyfishtë në Dajç më 3 tetor 2016 dhe plagosjes së 4 te tjerëve, në Shkodër.

Prokuroria në paraqitjen e provave tregoi se përveç pamjeve filmike ka marrë dëshmitë e 7 personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje mes të cilëve edhe 4 të plagosur.

Po ashtu prokuroria kërkoi 20 vite burg për Marçel Shpijatin, pasi akuzohet si bashkëpunëtor i tij

- reklamë -
Ad imageAd image

Shpijati ka pranuar te bashkëpunojë me drejtësinë, prandaj prokuroria kërkoi vetëm 20 vite burg nga 40 që parashikojnë veprat penale që rëndojnë mbi të. Në banesën e autorit Parubi policia ka gjetur pas vrasjeve dhe plagosjeve 1.3 kg cannabis sativa.

Në ditën e ngjarjes mbetën të  vrarë Ajet Saiti dhe Gacalin Kopshti dhe të plagosur Vinçens Kopshti, Kevis Molla, Ndok Marku dhe Aleks Prendi.

Ndani këtë artikull