Jonida Maliqi: S’vras dot asnjë mizë, por drejtorin e RTSH do e plagosja! Çfarë ka ndodhur

Hënë, 24 February 2020 18:17

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi e ftuar në emisionin “Klanifornia” ka deklaruar se do kishte dashur të plagoste drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, për shkak se ky i fundit nuk e kishte mbështetur gjatë pjesëmarrjes në “Eurovizion”.

Maliqi pjesë e rubrikës gazmore të Marina Vjollcës, i është përgjigjur pyetjeve me spec lidhur me tre meshkuj, nga të cilët duhet të zgjidhte se me kë do martohej, kë do vriste dhe cilin do donte ta plagoste.

Mes tre alternativave, ishin, stilisti, Ardi Asllani, Romeo Veshaj, ish partneri i saj dhe Thoma Gëllçi drejtori i RTSH.

 

Këngëtarja tha se Thoma Gëllcin do donte ta plagoste për shkak se gjithçka gjatë pjesëmarrjes në Eurovizion i ka bërë vetë dhe se i ka munguar mbështetja nga RTSH.

 

“E nisim me Thoma Gëllçin, në jetë nuk vras dot edhe një mizë se më vjen keq, por për ta plagosur do ta plagosja.

Për një fakt që duhet ta them, nuk kam patur shumë mbështetje pë Eurovizionin, ndoshta gjithçka e kam bërë vetë.

Unë kam përjetuar momentet më të bukura të mia të karrierës time”, tha Maliqi, ndërkohë që për personazhet e tjerë ajo ka thënë se: “ Të tjerët nuk do doja ti komentoja”.

ImageImageImageImage

Modifikuar më Hënë, 24 February 2020 18:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Të gjitha detajet nga dasma më e përfolur, Armina dhe Shkëlzeni i japin sonte fund beqarisë

Politikë

Të gjitha detajet nga dasma më e përfolur, Armina dhe Shkëlzeni i japin sonte fund beqarisë

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha sonte kurorëzojnë historinë e tyre në martesë. 25 shtatori do të mbahet mend gjatë. Gjithçka nisi rastësisht, ndërsa sonte kur plotësohet rreth një dekadë nga...

“Gold” si Fjoralba/ Trajtohuni me SIGAL në spitalet më të mira të botës, Karta unike e Shëndetit, tashmë blihet edhe Online

Aktualitet

“Gold” si Fjoralba/ Trajtohuni me SIGAL në spitalet më të mira të botës, Karta unike e Shëndetit, tashmë blihet edhe Online

“Kush ka Shëndet, ka Shpresë; Kush ka Shpresë, ka GJITHÇKA” - Thomas Carlyle Të gjithë duam të jetojmë një jetë të shëndetshme dhe nuk na pëlqen të shkojmë në spitale...

Kjo është lamtumira më e madhe që ka parë bota ndonjëherë

Globi

Kjo është lamtumira më e madhe që ka parë bota ndonjëherë

Nga Hauke Herffs, BILD Kjo është një ditë që ndoshta nuk do të ndodhë më kurrë.      Funerali shtetëror i Elizabetës II fillon sot në Londër në orën 11:44. Funeral familjar, mega-akt shtetëror...