Ad imageAd image

Foli për sulme terroriste në Prizren, hoxha është mbështetës i Erdoganit

1 min lexim

Hoxha i Prizrenit, Besim Berisha, i cili reagoi për shkak të një Festivali në Prizren, që po mbahej në Kalanë e Prizrenit, duke përmendur edhe sulme terroriste, është mbështetës i Erdoganit.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkuar te konsullata turke për të marrë pjesë në përvjetorin që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e konsideron puç, që sipas tij, e kanë kryer njerëzit e Gylenit.

Mbështetjen për Turqinë e Erdoganit, Besim Berisha e ka bërë në gjuhën turke. “15 korrik, kurrë më.

- reklamë -
Ad imageAd image

Jemi në shesh për të treguar se jemi afër Turqisë. Një Turqi e fortë nënkupton në Kosovë dhe Ballkan të fortë”, ka shkruar Hoxha në analizën e tij gjeopolitike erdoganiste.

Ndani këtë artikull