Ad imageAd image

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës,arrestohen 5 shqiptarë

1 min lexim

Policia greke ka arritur të vendosë në pranga anëtarët e një grupi të madh të trafikut të marijuanës dhe kokainës në vendin fqinj.

Sipas mediave greke, deri më tani janë arrestuar plot 19 persona, ndër të cilët 12 grekë, 5 shqiptarë, 1 moldave dhe një rumune.

Banda e trafikut të lëndëve narkotike operonte në Janinë, Athinë dhe Rodhos.

Sakaq kanë nisur hetimet e mëtejshme për çështjen.

Ndani këtë artikull