Ad imageAd image

Mbyllen votimet në Maqedoni, në pritje të rezultateve

1 min lexim

Përfundon procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku është arritur censusi prej 44,5 %. Të dhënat kanë të bëjnë me orën 18.30, theksoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski. Ai theksoi se me këtë është arritur censusi dhe se zgjedhjet janë të suksesshme. Derkovski tha se zgjedhjet kaluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me disa parregullësi të vogla.

Numri i përgjithshëm i zgjedhësve të regjistruar në Listën zgjedhore 1.808.131
Numri i votuesve të përpunuar (99,54%)1.799.742
Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar 801.457
Numri i përgjithshëm i vendvotimeve (pa ZRD) 3.512
Numri i qendrave të votimit të përpunuara (pa ZRD) (98,52%)3.460
Pjesëmarrja* 44,53%

 
Ndani këtë artikull